Aksident i frikshëm, makina godet nga pas kamionin, përfundon poshtë tij, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 19:59 | Bota

Një aksident i rëndë me pasojë pesë persona të plagosur, dy prej të cilëve ne gjendje të rëndë për jetën, ka ndodhur pasditen e sotme në Çorlu të Tekirdagut, Turqi, ku një automjet, si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe mosruajtjes së distancës së sigurisë, është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar poshtë tij në pjesën e pasme.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është shtypur në pjesën e sipërme nga rimorkio e kamionit, ndërsa personat që kanë parë skenën, janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë të plagosurve, por ndërhyrja ka qenë e pamundur, për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi makina.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që të bënin të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjet, të cilët janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në spital, ndërsa sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes është një mrekulli që ata janë gjallë, duke pasur parasysh faktin se pjesa e sipërme e automjetit është tërësisht e shkatërruar, pas përplasjes me kamionin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos