All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Theren me thikë dy gra në një qendër myslimane në Lisbonë

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 19:51 | Bota
All - Paragraf - 1

Dy gra humbën jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fetare për myslimanët në kryeqytetin portugez të Lisbonës.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në qendrën “Ismaili” në rrugën Lusiada, kur personi i armatosur hyri dhe sulmoi të pranishmit. Efektivët ndërhynë menjëherë pasi morën njoftimin dhe arritën ta neutralizonin vetëm pasi e qëlluan në këmbë.

All - Paragraf - 3

Agresori, një shtetas afgan, u dërgua me urgjencë në spital dhe po merret në pyetje, ndërkohë që arsyet e këtij krimi të urryer janë ende të paqarta.

Kryeministri Antonio Costa e dënoi ngjarjen dhe e cilësoi atë si një akt të izoluar duke premtuar zbardhjen sa më shpejt të saj. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos