


Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec - Lin, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina është aksidentuar. Fatmirësisht, shoferi nuk ka pësuar dëmtime të rënda, por vetëm disa gërvishtje të lehta.
Policia po heton rrethanat e aksidentit, dyshohet që shkak ka qenë shpejtësia e lartë. (A2 Televizion)