
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë, ku një automjet është futur në një dyqan, ndërsa ka marrë përpara edhe dy persona.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa të plagosur mbetën tre persona.
Për fatin e mirë, makina ka kaluar vetëm pak centimetra larg një vajze, e cila gjendej në trotuar. (A2 Televizion)