Një shpërthim dhe një zjarr i dimensioneve të mëdha ka përfshirë, gjatë natës, portin e Ankonës në Itali. Zjarri filloi në një kapanon rreth mesnatës, për shkaqe ende të panjohura dhe u përhap në një territor më të gjerë.

Shpërthimi në portin e Ankonës në Itali 
Banorët shohin shpërthimin 
Zjarri filloi në një kapanon, për shkaqe të panjohura ende 
Tymi sot në mëngjes 
Pasojat e zjarrit
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, duke parë edhe orën e vonë, por banorët afër portit përjetuan momente paniku, ku disa kujtuan edhe pamjet tmerruese të shpërthimit në portin e Beirutit.
Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe të parqeve, për shkak të tymit që me orë të tëra ka mbuluar qiellin sipër qytetit bregdetar. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
