
Mëngjesin e së premtes, në autostradën Vorë-Tiranë, si pasojë e lagështirës, janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve, shtetasi K. H., 19 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D.R. dhe pasagjeri F.Xh. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)