U dënua për korrupsion, prokuroria kërkon që ish-gjyqtarit t’i konfiskohen 30 milionë lekë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 14:04 | Kronikë
U dënua për korrupsion, prokuroria kërkon që ish-gjyqtarit

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi konfiskimin e 30 milionë lekëve të ish-gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion.

Shuma e parave u gjet nga policia gjatë kontrollit të banesës së ish-gjyqtarit pas arrestimit të tij.

Kërkesa për konfiskim po shqyrtohet në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Prokuroria pretendon se 30 mijë euro janë përfituar si rryshfet nga gjyqtari, ndërsa pjesa tjetër nuk justifikohet në burime të ligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos