Aksident i rëndë në Durrës, makina përfundon në kanal, plagosen 4 pasagjerët

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 18:39 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shkafane të Durrësit, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Durrës/Informacion paraprak: Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë  janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton Policia e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos