Aksident i rëndë në Fier, makina përplas të miturin

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 18:43 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fier, makina përplas të miturin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në Fier, ku një makinë tip Benz ka përplasur një të mitur.

Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje mësohet se makina që drejtohej nga shtetasi V.V. përplasi të miturin rreth 12 vjeç që udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërkohë që fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos