Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 28-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 19:21 | Kronikë
Aksident i rëndë në Kamëz, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 18:45 në Kamëz.

Policia bën të ditur se shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin me inicialet K. L., 28 vjeç.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos