
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj.
Sipas policisë, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. (A2 Televizion)