
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”.
Policia ka bërë të ditur se mjeti tip “Mercedes Benz”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre shtetas, të cilët ishin pasagjer në këtë mjet.
Pasi u dërguan në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, një prej tyre ndërroi jetë dhe 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)