
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë.
Aksidenti ka ndodhur në “by pass”-in e Rrogozhinës si pasojë e përplasjes së tre mjeteve.
Mes viktimave është oficeri i burgjeve që po shkonte në punë të merrte turnin, si edhe një grua që po udhëtonte në makinën tjetër. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes. (A2 Televizion)