Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 07:54 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në orët e para të së martës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një person.

Sipas policisë, rreth orës 01:50, në Ndroq, mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç.  Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Sh. B.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos