I shpallur në kërkim për vrasje në Kanada, arrestohet 21-vjeçari në Morinë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 16:36 | Kronikë
I shpallur në kërkim për vrasje në Kanada, arrestohet

Një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Gjilani, me iniciale A. K,  i cili do të ekstradohet drejt Kanadasë, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos