Aksident i rëndë te Rruga e Arbrit, "Audi" përplaset me zetorin

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 21:50 | Kronikë
Aksident i rëndë te Rruga e Arbrit, "Audi" përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbi Urën e Drinit në fshatin Gjoricë, fatmirësisht pa viktima. Në aksident është përfshirë një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Denis Miftari.

Ky i fundit është dërguar në spital me dëmtime të lehta. Nga ana tjetër edhe drejtuesi i mjetit tip zetor ka marrë ndihmën e parë dhe është larguar për t'u marrë në pyetje nga policia.

'Në vendin e quajtur "Ura e Drinit" në Gjoricë, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin D. M., është përplasur me  automjetin  bujqësor tip 'Zetor',  me drejtues shtetasin F.D. Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy drejtuesit e automjeteve. Pas ndihmës së parë mjekësore dy drejtuesit kanë dalë nga spitali. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/perplasen-dy-makina-ne-aksin-elbasan-peqin-dy-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos