
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku tre automjete janë përplasur me njëri- tjetrin.
Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Në aksident janë përfshirë një furgon, një “BMW” dhe një “Passat”, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.
Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përplasjes. (A2 Televizion)