Adoleshenti plagoset me armën e shërbimit të babait të shokut, pezullohet nga detyra polici

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 13:59 | Kronikë
Adoleshenti plagoset me armën e shërbimit të babait të

Një polic në Gjirokastër është pezulluar pasi djali i tij 16-vjeçar plagosi me armën e shërbimit shokun e tij.

Shtetasi O.V., po 16 vjeç, u plagos aksidentalisht në këmbë nga shoku i tij, E.Gj.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.         (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos