Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 22:31 | Kronikë
Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet Audi dhe Benz janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona, një 25 vjeçar me inicialet E.Xh. dhe dy vajza 22 vjeçare.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa të lënduarit janë dërguar në spital.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos