Aksident me 40 makina në mes të një stuhie bore

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 10:57 | Fotolajme

Një aksident ku u përfshinë 40 mjete, mes tyre kamionë të tonazhit të rëndë, u regjistrua të enjten në shtetin e Ajouas (Iowa), në SHBA, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Era e fortë dhe reshjet e dendura të borës bllokuan rrugë të ndryshme në të gjithë rajonin duke u bërë shkas edhe për aksidente të tjera. Sipas Policisë së Shtetit, ka disa të plagosur, të cilët u nxorën nga mjetet e aksidentuara.

Ajo që e bën më shqetësuese situatën është se meteorologët thonë se stuhia e së enjtes është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë në ditët në vazhdim. Të premten, bora dhe ngrica priten të shtohen me rënien e temperaturave, situatë që do të vijojë edhe përgjatë fundjavës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos