
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Kamzë si pasojë e një aksidenti rrugor, që ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti me drejtues shtetasin D. P., 24 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur duke plagosur atë dhe pasagjerin F. P., 61 vjeç.
Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë. (A2 Televizion)