
Një grua humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Bardhaj.
Ngjarja e rëndë u shënua pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve” ku një automjet tip Alfa Romeo doli nga rruga dhe përplasi dy kalimtarë në trotuarë ku për pasojë humbi jetën 28-vjeçarja L.H dhe u plagos 42-vjeçari D.K.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar. (A2 Televizion)