
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në Durrës.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 12:30, në vendin e quajtur "ish- Këneta”, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)