
Një aksident rrugor me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 14:50 në Kavajë.
Policia kë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i “Harizajt”, në Kavajë. Mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)