Aksident me një të vdekur në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 08:53 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Tiranë

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet.

Policia bën të ditur se rreth orës 00:30, në Vaqarr, te kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos