
Policia e Vlorës ka organizuar me sukses një operacion në zonën e “Llakatundit” ku u gjetën disa parcela me bimë narkotike, të cilat u asgjësuan.
Në fund të operacionit u arrestuan dy shtetasit H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, të cilët dyshohet se ishin kultivuesit e këtyre bimëve narkotike.
Gjithashtu dy të arrestuarve iu gjetën dhe dy armë zjarri automatike. (A2 Televizion)