Aksident me një viktimë në aksin Shkodër-Lezhë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 13:30 | Kronikë
Aksident me një viktimë në aksin Shkodër-Lezhë

Një person ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje pas një aksidenti automobilistik në aksin Shkodër-Lezhë.

Policia bëri të ditur se në vendin e quajtur “Piraj”, një automjet me drejtues shtetasin M.N., është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar dhe si pasojë, ky i fundit ka humbur jetën.

Shoferi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos