Katër makina të përfshira në një aksident në Vlorë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 11:47 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, në rrugën që të çon në Zvërnec. Sipas informacioneve paraprake në aksident, pranë zonës së Triportit, janë përfshirë 4 automjete. Tre automjete kanë qenë duke ardhur në drejtime të ndryshme teksa një i katërt ka qenë i parkuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa dy vajza, të cilat gjendeshin në një automjet tjetër, kane marr dëmtime për shkak të përplasjes.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. E vetmja problematikë që raportohet ka të bëjë me policinë, që ka mbërritur me rreth 40 minuta vonesë në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos