
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 01:15 në lagjen "Luigj Gurakuqi" është qëlluar me armë në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)