Policia Kufitare në Portin e Durrës ka arrestuar drejtuesin e një autobusi të linjës së Italisë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
Në kuadër të operacionit policor “Start”, është bërë i mundur arrestimi i shoferit të autobusit R. M, 42 vjeç, banues në Shijak. Gjatë kontrollit në mjetin që drejtohej prej tij, në vijën e dytë të kufirit u gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M. (A2 Televizion)