Aksident me pasojë dy të plagosur në Selenicë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 21:04 | Kronikë
Aksident me pasojë dy të plagosur në Selenicë

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Selenicë.

Mësohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë dy persona kanë përfunduar në spital.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilin ishte duke lëvizur një prej makinave të përfshira në aksident. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos