Aksident me vdekje në Astir

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 20:27 | Kronikë

Një aksident me vdekje është regjistruar pak më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos