Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 10:28 | Kronikë
Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirorganizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Atentatori ka qëlluar drejt mjetit G-Class, i blinduar, por objektivi ka dalë me shpejtësi nga makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos