Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurë në aksin rrugor Durrës-Qerret, ku për pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur.
Sipas raportimeve paraprake, mjeti me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 kalimtarë në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)