
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Divjakë.
Policia bën të ditur se rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip "Benz" pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)