Kishte konsumuar shumë medikamente, piloti urdhëroi ndalimin e fluturimit të shqiptares nga Rinasi

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 09:19 | Kronikë
Kishte konsumuar shumë medikamente, piloti urdhëroi ndalimin e

Në linjën e udhëtimit që ishte planifikuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.

Këtë sqarim dha Policia e Rinasit, pas publikimit në rrjete sociale të një videoje mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë

Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t'i dhënë ndihmën mjekësore, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos