Aksident me vdekje në Elbasan

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 22:28 | Kronikë
Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan.

Sipas policisë, “në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos