20-vjeçari përplas me makinë çiklistin në Thumanë

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 08:24 | Kronikë
20-vjeçari përplas me makinë çiklistin në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Thumanës në Fushë- Krujë, ku një automjet me drejtues një 20-vjeçar, ka përplasur një biçiklist, duke e lënë të dëmtuar rëndë.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Fushë Krujë/Informacion paraprak: Më datë 22.01.2023, rreth orës 20:00, në Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin H. M., 76 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë 76-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Njoftimi i Policisë

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos