
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së dielës në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur për vdekje E. M., 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)