
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se një mjet, që drejtohej nga një shtetas i dehur, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi përgjatë aksit Agjensi-Gjykatë.
Mjeti ka goditur fillimisht një makinë përballë shkollës 9-vjeçare "22 Tetori" dhe është larguar me shpejtësi, por pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë dy shtetas, të cilët ishin pasagjerë me të në makinë. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Beratit, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. (A2 Televizion)