Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, makina përplaset me bordurën

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 07:34 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, makina përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Kurbin, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Borizanë, ku mjeti tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit.

Drejtuesit i mjetit është dërguar në spital, ndërkohë që po hetohet për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos