
Vihet në pranga një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar, si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.
Sikurse njofton policia, i riu E.S., ishte dënuar nga Gjykata me masën e sigurisë "arrest në burg".
Ai është autori i dyshuar i gjashtë vjedhjeve në banesa dhe lokale, në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator, 2020. (A2 Televizion)