Aksident me vdekje në Shkodër, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 22:13 | Kronikë
Aksident me vdekje në Shkodër, makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Koplik-Hot në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M.L, 38 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda  dhe gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos