Atentati në Transballkanike, kapet miku në kërkim i viktimës

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 14:32 | Kronikë

Një 32-vjeçar i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar sot në Panaja të Vlorës pas një operacioni policor me qëllim kapjen e personave në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin S.Z. i cili ka qenë përfshirë në marsin e kaluar në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Vlorë, pikërisht në lagjen “Bashkimi”.

Aty miku i tij, Taulant Gjikaj, i njohur edhe me mbiemrat Beqiraj dhe Manaj, u ekzekutua me një breshëri automatiku në një prej rrugëve më të populluara të qytetit, atë të Transballkanikes, u dyshua se kjo vrasje të kishte si motiv prishjet e pazareve të drogës.

Viktima e atentatit të marsit të vitit 2021, Taulant Gjikaj (Beqiraj)

I arrestuari i sotëm ishte personi që qëlloi në drejtim të autorëve që po largoheshin në një mjet me xhama të zeza, dhe të identifikuar më vonë si  Hans (Andi) Jonuzaj dhe Skedjan Gabrani.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/03/vrasje-ne-vlore-ekzekutohet-me-bresheri-automatiku-taulant-beqiraj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos