Aksident me vdekje në Thumanë, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 08:00 | Kronikë
Aksident me vdekje në Thumanë, makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka dalë nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri Luan Dukaj.

Në momentin e aksidentit, në makinë kanë qenë të pranishëm dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe shoferi.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/aksident-si-skene-filmash-ne-transballkanike-protagonist-ish-drejtori-i-doganes/
https://a2news.com/2023/03/19/perplasen-dy-makina-ne-patos-nderron-jete-efektivi-i-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos