
Gjykata e Posaçme vendosi të zhvillojë me dyer të mbyllura seancën e marrjes së dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005.
Mbyllja e dyerve u kërkua nga prokurorët e SPAK, që pretenduan sekret hetimor, por edhe cenim të sigurisë së dëshmitarit apo personave të tjerë, që përmenden në dëshmi.
Për seancë jopublike ka qenë dakord edhe Emiliano Shullazi, i cili ka pretenduar përmes avokates së publikimi në media i deklarimeve të Reçit ka dëmtuar procesin. Procesi gjyqësor zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, të cilët do të përballen me Luftar Reccin, ky i fundit pyetet në cilësinë e dëshmitarit. (A2 Televizion)