All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksident me vdekje në Tiranë, betonieria përplas motorin

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 17:33 | Kronikë
Aksident me vdekje në Tiranë, betonieria përplas motorin
All - Paragraf - 1

Një person ka humbur jetën pranë Teg-ut, si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në orët e pasdites të së shtunës.

Sipas të dhënave paraprake viktima E.T. po drejtonte një motor, kur u përplas nga një betoniere që drejtohej nga shtetasi A.H. 41 vjeç.

All - Paragraf - 3

40 vjeçari E.T. mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit të rëndë për ta marrë në pyetje për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos