
Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi është kapur me një sasi kanabis sativa në rrugën “Athinë” në Kamëz.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Në rrugën "Athina", në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kanabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)