Aksident me vdekje te kthesa e Valiasit në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 13:07 | Kronikë
Aksident me vdekje te kthesa e Valiasit në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 13:00 te kthesa e Valiasit në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 22-vjeçare.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos