Aksident në aksin rrugor Koplik-Hot, humb jetën 22-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 09:02 | Kronikë
Aksident në aksin rrugor Koplik-Hot, humb jetën 22-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”.

Sikurse njofton policia, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C.  22 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos